Sedat Bislimi merr pjesë në debatin për Drisllën dhe deponitë ilegale – kërkon zgjidhje të qëndrueshme

Sot, më 04 tetor 2025, në Restaurant Bella – Batincë, Sedat Bislimi, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Studeniçanit, mori pjesë në një diskutim publik me temën “Deponitë e egra dhe deponia Drislla – Zgjidhje afatgjata”.

Në panel morën pjesë edhe Zv. Kryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor, z. Izet Mexhiti, kandidati për Kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-së, z. Orce Georgievski, z. Dame Dimitrievski, si dhe z. Blaze Josifovski, kryetar i organizatës GO-GREEN.

Gjatë fjalës së tij, Sedat Bislimi paraqiti qëndrimet dhe propozimet e tij për menaxhimin e mbeturinave, trajtimin e deponive ilegale dhe krijimin e një mjedisi më të pastër e më të shëndetshëm për qytetarët e Komunës së Studeniçanit dhe të rajonit të Shkupit.

“Besoj fuqishëm se përmes bashkëpunimit të institucioneve dhe përfshirjes aktive të qytetarëve, mund të gjejmë zgjidhje afatgjata që i japin fund këtij problemi dhe garantojnë një të ardhme më të pastër për gjeneratat që vijnë,” – theksoi Sedat Bislimi.

Ky debat publik kishte për qëllim gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për deponitë ilegale dhe menaxhimin efikas të mbeturinave, si një ndër sfidat më të mëdha mjedisore në rajonin e Shkupit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com