Sedat Bislimi nga Batinca: Studeniçani meriton menaxhim të ndershëm dhe vizion për zhvillim

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, sonte ka zhvilluar një takim në Batincë, në konakun e Amet dhe Emir Ismailit, ku ishte i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, deputeti i zonës Bekim Sali, drejtori gjeneral i Postave Orhan Kurtishi, drejtori i Klinikës për sëmundje infektive të fëmijëve Rexhep Memedi, si dhe funksionarë të tjerë lokalë.

Në fjalën e tij, Bislimi theksoi se banorët i dhanë besim dhe kurajo për fitoren e 19 tetorit, duke shtuar se Studeniçani ka nevojë për udhëheqje të ndershme dhe me vizion të qartë për zhvillim.

“Komuna jonë për 19 vite ka qenë peng i kryetarëve pa vizion dhe me interesa të ngushta të klaneve. Tani është koha për ndryshim, është koha që VLEN”, tha Bislimi.

Ai shtoi se “konakët nuk janë vetëm takime, por janë dëshmi e besimit dhe garanci për të ardhmen e përbashkët”.

Bislimi u bëri thirrje banorëve të Studeniçanit, Batincës dhe fshatrave të tjerë që më 19 tetor të votojnë për numrin 7, për të hapur një kapitull të ri në qeverisjen lokale.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT