Kandidati për kryetar të komunës nga Koalicioni VLEN, Sedat Bislimi, zhvilloi një takim të ngrohtë me drejtorë që vijnë nga Karshiaka, ku diskutuan sfidat dhe synimet e përbashkëta për të ardhmen e komunës.
Bislimi theksoi se fryma e bashkimit dhe përkushtimit që panë tek secili prej tyre i jep besim se Studeniçani ka njerëz që punojnë me zemër për vendin e tyre. Ai shtoi se çdo ditë bindet se ndryshimi vjen përmes bashkimit të qytetarëve dhe profesionistëve lokalë.
“Numri 7, një zë që bashkon!” – theksoi Bislimi, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe angazhimit për një të ardhme më të mirë për komunën.