Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, sonte ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e fshatit Uji Kuq, ku është biseduar për nevojat, sfidat dhe vizionin për zhvillimin e komunës.
Bislimi theksoi se banorët e këtij fshati përfaqësojnë shembullin më të mirë të bashkimit dhe përkushtimit për ndryshim.
“Në fshatin Uji Kuq pata kënaqësinë të jem në konak me banorët e këtij vendi të dashur. Bashkë biseduam për nevojat e fshatit, për sfidat e përditshme dhe për vizionin tonë të përbashkët për një Studeniçan më të zhvilluar,” u shpreh Bislimi.
Ai shtoi se zëri i qytetarëve do të kthehet në veprime konkrete për çdo familje dhe çdo lagje të komunës:
“Banorët e Ujit Kuq dëshmojnë se kur bashkohemi, bëhemi një zë për ndryshimin që duam. Me përkushtim dhe punë të sinqertë, do ta kthejmë këtë zë në rezultate konkrete për secilin.”
Takimi në Uji Kuq u vlerësua si dëshmi e afërsisë së kandidatit me qytetarët dhe e vendosmërisë së tij për të ndërtuar një Studeniçan të barabartë, të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë.