Sedat Bislimi: Pensionistët e Studeniçanit meritojnë një jetë më dinjitoze e aktive

Kandidati për kryetar të Komunës së Studeniçanit nga koalicioni VLEN, z. Sedat Bislimi, së bashku me ekipin e shtabit lokal zgjedhor, realizoi sot një takim me pensionistët e kësaj komune.

Në takim u diskutua rreth sfidave me të cilat përballen pensionistët, të cilët aktualisht funksionojnë si pjesë e shoqatës së pensionistëve në kuadër të Komunës së Kisella Vodës. Ata shprehën dëshirën për të formuar një shoqatë të tyre brenda Studeniçanit, në mënyrë që nevojat dhe interesat e tyre të përfaqësohen më mirë.

Pensionistët theksuan nevojën për:

  • hapësira administrative për mbajtjen e mbledhjeve,

  • një klub pensionistësh për aktivitete të përbashkëta,

  • përkujdesje shëndetësore më të afërt,

  • mbështetje financiare për ata me pensione të ulëta.

Sedat Bislimi shprehu gatishmërinë që me marrjen e udhëheqjes së komunës të mbështesë iniciativat e tyre dhe të gjejë mënyra ligjore e praktike për realizimin e këtyre kërkesave.

“Pensionistët tanë e meritojnë një jetë më dinjitoze dhe aktive brenda komunës sonë. Ne do të angazhohemi që kjo të bëhet realitet”, tha Bislimi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com