Sedat Bislimi prezanton projektet infrastrukturore për Koliçanin e Poshtëm

STUDENIÇAN, 6 tetor 2025 – Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, ka zhvilluar sot një takim me banorët e fshatit Koliçan i Poshtëm, ku prezantoi projektet konkrete që do të realizohen në një afat të shkurtër në këtë vendbanim.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe deputeti i zonës Bekim Sali, ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, si dhe funksionarë të tjerë lokal nga radhët e koalicionit VLEN.

Bislimi theksoi se projekti për ujësjellësin, kanalizimin dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve e rrugicave në Koliçanin e Poshtëm është pjesë e planprogramit katërvjeçar të tij, që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për çdo banor të komunës.

“Banorët e Koliçanit të Poshtëm dhe të gjithë Studeniçanit do të kenë infrastrukturë moderne dhe shërbime bashkëkohore komunale. Punë, zhvillim dhe dinjitet – ky është premtimi ynë për mandatin e ardhshëm,” deklaroi Bislimi.

Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në takimin e sotëm u cilësua si dëshmi e mbështetjes së fortë për kandidaturën e tij dhe për vizionin e koalicionit VLEN.

“Më 19 tetor, Koliçani i Poshtëm dhe gjithë Komuna e Studeniçanit do të votojnë njëzëri për numrin 7 – për zhvillim, punë dhe dinjitet,” u shpreh Bislimi në fjalën e tij para banorëve.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT