Sedat Bislimi: Projektet i financon Qeveria, jo kandidati “i pavarur”

Qeveria e udhëhequr nga koalicioni VLEN ka siguruar mjete për realizimin e projekteve kapitale në Komunën e Studeniçanit, të cilat padrejtësisht po paraqiten si suksese personale të kandidatit “të pavarur”.

Në fshatin Batincë ka nisur rekonstruktimi i rrugës 15 dhe 10 deri te rruga regjionale, si dhe ndërtimi i urës në hyrje të vendbanimit. Në tabelën promovuese figuron komuna si “investitor”, por askund nuk thuhet se shuma prej 33.123.470 denarësh është siguruar nga Ministria e Transportit – Qeveria e RMV-së.

“Buxhetin e jep qeveria, ndërsa kryetari aktual dhe kandidati i ashtuquajtur ‘i pavarur’ bëjnë marketing sikur është meritë e tyre personale. Një vit qeverisje me VLEN mjaftoi që projektet të lëvizin – dhe kjo duhet pranuar hapur, jo fshehur me trika politike”, theksoi Sedat Bislimi, kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Studeniçanit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com