Të dashur banorë të fshatit Cvetovë, kandidati për kryetar të Komunës së Studeniçanit, z. Sedat Bislimi, i shoqëruar nga ekipi i shtabit lokal, sonte në ora 19:00 do të qëndrojë në fshatin tuaj.
Ky takim është pjesë e aktiviteteve të tij të rregullta në kuadër të fushatës zgjedhore, ku Bislimi po prezanton vizionin dhe programin e tij për zhvillimin e komunës, me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës lokale, arsimit, shëndetësisë dhe qasjes më të lehtë të qytetarëve ndaj shërbimeve komunale.
Z. Bislimi fton të gjithë banorët e Cvetovës të jenë pjesë e këtij takimi për të dëgjuar idetë, por edhe për të shprehur shqetësimet dhe nevojat e tyre që lidhen me të ardhmen e komunës.