Zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, zhvilloi një takim me Prof. Dr. Lütfi Sunar, rektor i International Balkan University, ku u diskutua mbi mundësitë për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucionit arsimor dhe Ministrisë së Kulturës.
Fokus i bisedimeve ishin zhvillimi kulturor, mbështetja e kërkimeve shkencore dhe promovimi i trashëgimisë kulturore përmes projekteve të përbashkëta dhe programeve arsimore. Sulejmani theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për të fuqizuar të rinjtë në art dhe kulturë, si dhe për të zgjeruar shkëmbimet ndërkombëtare.

