Sejdiu: “Strimnica do të votojë për VLEN – për shkolla, rrugë dhe një komunë urbane”

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka zhvilluar një takim me banorët e Strimnicës, ku ka theksuar se ky fshat është shembull i zhvillimit dhe bashkimit për ndryshim të qëndrueshëm.

“Një Strimnicë e zhvilluar, e urbanizuar. Me shkollë dhe rrugë të rikonstruktuara. Andaj, kështu bashkërisht në një zë, Strimnica do të vendos për numrin 7, për VLEN-in, për zhvillimin e komunës sonë dhe për një komunë urbane”, deklaroi Sejdiu.

Ai vlerësoi se investimet në infrastrukturë dhe arsim janë baza për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës, duke shtuar se programi i tij parasheh projekte konkrete për çdo vendbanim.

“VLEN nuk premton boshe. Ne flasim me punë, me fakte dhe me vizion për të ardhmen. Zhelina dhe të gjitha fshatrat tona meritojnë standard më të lartë jetese”, theksoi Sejdiu.

Takimi në Strimnicë u karakterizua me pjesëmarrje të lartë të qytetarëve dhe atmosferë entuziaste, ndërsa Sejdiu theksoi se më 19 tetor, banorët do të votojnë për zhvillim, bashkim dhe transparencë në qeverisjen lokale.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT