Saturday, July 27, 2024
spot_img

SEMINAR ME NIJETLINJTË PËR HAXH

SEMINAR ME NIJETLINJTË PËR HAXH

Sot (01.06.2024) me fillim në ora 08.30 në lokalet e restorantit ‘Nobel Palace’ u realizua seminari me të gjithë nijetlinjtë e Tetovës për të kryer Haxhin.
Programi filloi me leximin e asheres nga hfz. Idris Osmani.

Pastaj Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili, përshëndeti të pranishmit dhe në fjalën e tij në vazhdim theksoi vlerën, rëndësinë dhe kuptimet e këtij adhurimi që realizohet në vendet e shenjta.
Ndërsa Prof. Dr. Muaz Agushi ligjëroi me temën rëndësia dhe vlera e haxhit duke shpjeguar në detaje edhe mënyrën e kryerjes së haxhit.
Koordinatori i haxhit 2024 për haxhinjtë e Tetovës Muhamed ef. Zeqiri dha informacione të hollësishme në lidhje me procedurat e veshjes së ihrameve dhe nisjes së haxhive për në vendet e shenjta.
Në fund, të gjithë Haxhinjëve që udhëtojnë sivjet për në vendet e shenjta, iu dorëzuan Ihramet, çantat, shamitë, bexhat dhe nga një libër që shpjegon parimet dhe rregullat e haxhit.

Allahu ua pranoftë haxhin të gjithë nijetlive

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT