Wednesday, April 17, 2024
spot_img

Shaban Zenku merr ftesë nga Maqedonia U21

Sulmuesi Zenku përfshihet në listën e seleksionuesit Dragan Kanatllarovski për dy ndeshjet kualifikuese të muajit mars…

Shaban Zenku do të jetë pjesë e Maqedonisë U21 për dy takimet e ardhshme kualifikuese, që shpresat e vendit do ti zhvillojnë në Shkup.

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë gjatë këtij muaji (mars) në program ka dy ndeshje të ciklit kualifikues për Kampionatin Europian për të rinjë, që në vitin 2025 do të mbahet në Sllovaki.

Ndeshjen e parë Maqedonia U21 do ta zhvillojë me 21 mars kundër Gjibraltarit në Arenën “Todor Proeski”, me fillim nga ora 14:00, ndërsa më 26 mars, po në të njëjtin impiant dhe në të njëjtën kohë, do të luaj kundër Suedisë.

Për 20-vjeçarin Zenku, do të jetë kjo hera e parë që do të luaj me Maqedoninë U21, derisa i njëjti numëron 7 paraqitje me grupmoshat U19, ku ka realizuar edhe 3 gola.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT