Shaqiri: Individë nga BDI u pasuruan brenda natës
Deputeti nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri, në një intervistë për TV21, ka folur edhe për BDI-në dhe keqpërdorimeve të tyre gjatë pushtetit. Shaqiri u kundërpërgjigj ndaj akuzave të BDI-së se VLEN nuk ka ndikim. Ai tha se BDI sa ishte në pushtet deshën të na shesin Republikën Ilinditase si shqiptare.
“Individë nga BDI u pasuruan brenda natës ku krijuan qendra tregtare, spitale private e hidrocentrale. Ne kemi shumë biznesmen të suksesshëm që duhet të mbështeten nga ne. Dje VLEN-i solli ligjin për licencat në gjuhën shqipe, ku mundësojmë edukatoret të hynë në provim në gjuhën shqipe dhe licencat t’i marrin edhe në gjuhën shqipe. Ata 20 vjet kanë qenë në pushtet dhe këtë nuk e kanë bërë”, u shpreh Shaqiri.