Shasivari: Maqedonia dhe Kosova ndërtojnë partneritet të fortë në rrugën evropiane

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, ku u konfirmua përcaktimi i përbashkët për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe intensifikimin e partneritetit në fushën e drejtësisë dhe integrimeve evropiane.

 

 

Maqedonia dhe Kosova, si fqinjë dhe partnerë të mirë, ndajnë të njëjtin vizion për  rajon të qëndrueshëm, të bazuar në sundimin e ligjit, vlerat demokratike dhe anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim u theksua rëndësia e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira të cilat do të kontribuojnë në zbatimin më efikas të proceseve reformuese.

Vëmendje e veçantë iu kushtua reformave në sistemin e gjyqësorit, forcimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe procesit të digjitalizimit. Ministri Shasivari theksoi se sistem funksional, i pavarur dhe efikas i gjyqësorit është parakusht për rikthimin e besimit të qytetarëve dhe për përparim të suksesshëm në procesin e integrimeve evropiane.

Përcaktimi i përbashkët për reforma, sundimin e ligjit dhe integrimin evropian përbën një bazë të fortë për një bashkëpunim edhe më intensiv ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT