SHBA dhe Ukraina drejt negociatave të reja në Arabinë Saudite

Zyrtarë amerikanë dhe ukrainas do të takohen javën e ardhshme në Arabinë Saudite për të ulur tensionet pas takimit të fundit mes presidentit Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky, i cilësuar si “katastrofal”.
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz, deklaroi se bisedimet mes dy palëve po intensifikohen dhe se pritet një lëvizje e shpejtë në procesin e negociatave në ditët në vijim.