Thesari i Shteteve të Bashkuara njoftoi të enjten se ka vendosur sanksione ndaj familjes shqiptare Hysa në Meksikë, duke e akuzuar për shpëlarje parash të kartelit Sinaloa përmes kazinove dhe restoranteve të tyre, përcjell REL.
Sipas OFAC, familja Hysa (HOCG) përfshin Luftar, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa, të cilët përdorin bizneset e tyre për të shpëlarë para të trafikuara nga narkotikët, duke përfshirë edhe entitete me bazë në Evropë dhe transport parash nga Meksika në SHBA.
“Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar shpëlarjen e parave në sektorin e lojërave të fatit. Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: Do të mbaheni përgjegjës”, tha nënsekretari i Thesarit, John K. Hurley.
Çdo aset i familjes Hysa në SHBA ose që përdor sistemet financiare amerikane është i bllokuar, dhe personat ose kompanitë amerikane nuk mund të bëjnë biznes me ta pa autorizim të OFAC-it.
Burimi: REL

