Skuadra kuqezi mbrëmjen e të premtes e përfaqësuar nga trajneri Jeton Beqiri, kapiteni Besart Ibraimi dhe zyrtari për komunikim, Faton Zylbehari morën pjesë në një event të veçantë ku studentët dhe të rinjtë patën mundësinë të shtrojnë pyetje e tema që i interesojnë rreth klubit, sportit dhe suksesit. Atmosfera ishte e mbushur me dashuri për Shkëndijën dhe krenari për arritjet që kanë bërë gjeneratat e reja të ndihen pjesë e historisë kuqezi.
Përveç impaktit që Shkëndija gjithmonë ka pasur në opinion, ishte kënaqësi të shihej lumturia dhe ndjenja e krenarisë që te rinia ka sjellë suksesi i fundit kuqezi, titulli kampion dhe ecuria e shkëlqyeshme europiane që solli kualifikimin në UEFA Conference League.
Paneli u organizua nga studentët, me asistencën e Arijana Ibrahimit dhe përfaqësuesit të studentëve Jeton Luma, ndërsa të ftuar nga ana e tyre ishin trajneri Jeton Beqiri, kapiteni Besart Ibraimi dhe zëdhënësi i klubit Faton Zylbehari.
Shkëndija mbetet gjithmonë pranë rinisë, sepse suksesi ynë është edhe suksesi i tyre.