Shkëndija fiton 2-1 ndaj Bashkimit dhe regjistron triumfin e tretë në sezonin e ri

Kampionët aktualë të Maqedonisë, Shkëndija, arritën fitoren e tyre të tretë në sezonin e ri të Ligës së Parë të futbollit. Pas barazimit të mëparshëm me Arsimin, tetovarët nuk lejuan surpriza këtë herë dhe triumfuan para tifozëve të tyre me rezultatin 2-1 ndaj Bashkimit.

Golin e parë për Shkëndijën e shënoi Ramadani në minutën e 25-të. Në pjesën e dytë, në minutën e 53-të, afrikanasi Tamba shënoi për 2-0. Për mysafirët nga Kumanova, goli i nderit u shënua nga boshnjaku Hajdiç në minutën e 76-të, duke vulosur rezultatin final 2-1.

Ky ishte ndeshja e parë nga dy për këtë javë të pestë të kampionatit. Ndeshja e dytë do të luhet në mbrëmje në arenën “Todor Proevski”, ku Vardar do të presë ekipin e Maqedonisë Gjorçe Petrov. Dy ndeshjet e tjera të kësaj jave do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT