Shkëndija e Tetovës ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, duke mposhtur Tikveshin me rezultatin 2:0 në një ndeshje të luajtur sot në Tetovë.
Skuadra e trajnerit Jeton Beqiri kaloi në avantazh në minutën e 44-t, me golin e Al Hasanit, ndërsa në minutat shtesë Mazari vulosi fitoren dhe kualifikimin për kuqezinjtë tetovarë.
Ky takim ishte i fundit i kësaj faze, i shtyrë më parë për shkak të angazhimeve të Shkëndijës në Konferencë Ligë.
Së bashku me Shkëndijën në çerekfinale kanë kaluar edhe Struga Trim Lum, Vardari, Rabotniçki, Sileksi, Shkëndija e Haraçinës, Ohridi dhe Detoniti. Ndeshjet e çerekfinales pritet të zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm.

