Saturday, May 18, 2024
spot_img

Shkëndija me qetësi pret ndeshjen e xhiros së 32-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë të dielën në Tetovë përballë Struga Trim&Lum

Shkëndija me qetësi pret ndeshjen e xhiros së 32-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë të dielën në Tetovë përballë Struga Trim&Lum. Dy ekipet futen me pikë të barabarta në këtë duel dhe fituesi mund të sigurojë titullin e kampionit. Mirëpo asnjëri në taborin kuqezi nuk ndjen eufori, pasi stafi teknik dhe kryesia kanë insistuar atmosfera të jetë njejtë si në çdo ndeshje të rradhës. Atmosferën brenda grupit e tregon mesfushori Bruno Dita, që beson se me përkrahjen e publikut Shkëndija do të del fituese.
Takimi Shkëndija-Struga luhet nesër (e dielë) në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 17:00.

…atmosfera…

Bruno Dita: “Do të thoja që është një atmosferë shumë mirë. Në fakt gjatë gjithë vitit ka qenë atmosfera e mirë, por sidomos pas këtyre ndeshjeve të fundit ai rikthim me Brerën, ajo fitore me Shkupin atje, na japin më shumë besim që të shkojmë përpara dhe të japim maksimumin në ndeshjen me Strugën.”

…Struga…

Bruno Dita: “Ndeshjen e presim të qetë, për ne është vetëm ndeshje e rradhës. Nuk duhet ta marrim ndeshjen me eufori. Do të japim maksimumin pasi e dijmë se do të jetë e vështirë dhe s’duhet ta marrim me eufori dhe kështu shpresojmë në fund të fitojmë dhe ta risjellim titullin në Tetovë.”

…mbështetja e publikut …

Bruno Dita: “Tifozët gjithmonë kanë qenë forca jonë kryesore, sidomos këtu në Tetovë. Normalisht se do të na japin një shtytje akoma më të madhe, por ne duhet të fokusohemi vetëm te fusha e blertë dhe jo çfar ndodh në tribuna. Pavarësisht se për ne si që thash më herët, do të jetë forcë shumë e madhe publiku. Në do të fokusohemi vetëm te fusha dhe asgjë tjetër.”

…fitorja na jep titullin …

Bruno Dita: “Jemi të gatshëm të gjithë për të dhënë maksimumin dhe shpresojmë si që thash më parë, ta mbyllim që këtë javë. Por duhet të jemi të qetë, me këmbë në tokë dhe në fund pastaj ja lejmë Zotit në qoftë se do të jemi ne më të mirët. Në besojmë që jemi më të mirët dhe të shpallemi kampion.”

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT