Thursday, May 2, 2024
spot_img

Shkëndija prezanton prurjen e re, Stefan Kocev firmos me kuqezinjtë

Stafan Kocev është emër i ri te Shkëndija e Tetovës. Kuqezinjtë kanë përforcuar repartin e mbrojtjes dhe me 29 vjeçarin kanë firmosur kontratë për 1 vit e gjysmë.

“Ndjehem shumë bukur që firmos me një prej klubeve më të mira në Maqedoni. Gjithsesi se do të luftojmë për të dalë kampionë. E dimë se Shkëndija ka numër të madh të publikut, e cila është lojtari i 12-të në çdo ndeshje. Unë gjithmonë jap maksimumin tim dhe premtoj se në çdo ndeshje do të lë zemrën në terren“, tha Kocev, pasi u prezantua te Shkëndija.

Kocev transferohet në Tetovë pas një eksperience shumë pozitive në Kazakistan, derisa është shquar në klube të ndryshme në vendin tonë dhe rajonin përreth.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT