Thursday, May 2, 2024
spot_img

SHKËNDIJA STARTON PUNËN ME JETON BEQIRIN

KF Shkëndija ka nisur zyrtarisht përgatitjet për fazën e dytë të sezonit. Pauza prej një muaji u shfrytëzua për rikuperim të energjisë dhe tashmë lojtarët janë gati të fillojnë një kapitull të ri në rrugën drejt realizimit të ambicieve.

Skuadra ka filluar përgatitjet në ambientet e klubit te stadiumi i vjetër i qytetit. Grumbullimi i parë u drejtua nga trajneri i ri, Jeton Beqiri, i cili zyrtarisht ka filluar punën e tij si shef si stafit teknik të kuqezinjëve e që pritet të sjellë një qëndrim dhe vizion të ri në ekip.

Stafi teknik shpreson që kjo fazë e re e përgatitjeve do të sjellë një ekip të fortë, të përgatitur për sfidat e ardhshme dhe të gatshëm për të dhënë një shfaqje pozitive në fushë.

Trajneri Beqiri në grumbullimin e parë njoftoi ekipin për planprogramin e përgatitur për fazën përgatitore. Ekipi sot zhvilloi një seancë më të lehtë stërvitore, nesër e pasnesër do të kryejë matjet dhe ekzaminimet e zakonshme mjekësore, para se të vazhdojë puna në palestër dhe terren. Deri më 26 janar është planifikuar të stërvitemi në Tetovë ku do të zhvillojmë edhe dy ndeshje testuese, ndërsa prej 27 janar, deri më 9 shkurt skuadra do të qëndrojë në Antalia të Turqisë ku krahas stërvitjeve do të zhvillojë edhe 4 ndeshje kontrolluese.

Të gjitha lajmet për klubin, ndryshimet në skuadër (afrime/largime) dhe zhvillimet e ndeshjeve kontrolluese gjatë periudhës së përgatitjeve do të raportohen në faqen zyrtare të klubit dhe në rrjetet sociale për të mbajtur tifozët e Shkëndijës dhe opinionin të informuar rreth ngjarjeve në klub.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT