Të mërkurën në Strugë përballë Struga Trim&Lum zhvillojmë duelin e xhiros së gjashtë të sezonit në elitën e futbollit vendor.
Struga T&L vs Shkëndija
• LPFMV | Xhiroja e gjashtë
• Stadiumi | Stadiumi i qytetit në Strugë
• E mërkurë | 17 shtator | ora 15:30
• Transmetimi | RTVM
PËRMBLEDHJE
- Shkëndija udhëton drejt Strugës me ambice për të marrë fitoren e 4 sezonale
- Struga ka efekt maksimal të fitoreve në 5 xhirot e para të sezonit të ri
- Derbi pritet të zgjojë interes te publiku strugan, llogaritur formën e ekipeve
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Të gjithë lojtarët janë në dispozicion të stafit teknik.
Rikthehet:
- Ronaldo Webster është kthyer pas angazhimeve me kombëtaren e Xhamajkës dhe është gati për lojë, njejtë si portieri Baboucar Gaye që me Bashkimin u pushua pasi sapo kishte ardhur nga grumbullimi me Gambian.
FAKTE SHTESË
- Në Strugë udhëtojmë pas fitores 2:1 ndaj Bashkimit të premten e shkuar
- Struga të dielën mundi 3:0 Tikveshin dhe mbajti efektin e 5 fitoreve
- Kuqezinjtë kanë 1 ndeshje më pak të luajtur me Rabotniçkin në xhiron e 4
- Përballen dy kampionët e fundit në tre sezonet e fundit në LPFMV