Reshjet e shiut në qarkun e Shkodrës po zëvendësohen nga bora në zonat malore. Në rrugën Qafë Thore–Theth, reshjet e dëborës kanë intensitet mesatar, ndërsa autoritetet këshillojnë drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar.
Edhe në pikën turistike të Razmës kanë filluar reshjet e dëborës, megjithëse me intensitet të ulët. Deri tani nuk raportohet për probleme në qarkullimin e automjeteve.

