Thursday, May 2, 2024
spot_img

Shpërthime në Iran, media raporton për sulme izraelite

Media shtetërore iraniane raportoi shpërthime në qendër të Isfahanit këtë mëngjes, ndërsa mediat amerikane cituan zyrtarë të thoshin se Izraeli kishte kryer sulme hakmarrëse kundër rivalit të tij kryesor.

Sistemet e mbrojtjes ajrore mbi disa qytete iraniane u aktivizuan, raportoi media shtetërore, pasi televizioni shtetëror tha se shpërthime u dëgjuan pranë qytetit qendror të Isfahanit.

Izraeli paralajmëroi më parë se do të hakmerrej pasi Irani gjuajti qindra raketa dhe drone në Izrael gjatë fundjavës. Shumica e tyre u përgjuan.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi se “tre shpërthime” u regjistruan pranë bazës ajrore ushtarake Shekari në provincën veriperëndimore të Isfahanit, ndërsa zëdhënësi i agjencisë hapësinore të Iranit Hossein Dalirian tha se “disa” dronë ishin “rrezuar me sukses”.

“Deri më tani nuk ka raportime për sulm me raketë”, ka postuar Dalirian në rrjetin social X.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT