Saturday, April 20, 2024
spot_img

Shpëtim Duro: Fitore shumë e rëndësishme, të cilën i’a dedikojmë Bojkut

Fitorja e djeshme ndaj Rabotniçkit në Shkup, ishte shumë e rëndësishme për ne si skuadër, mirëpo të njëjtën nuk e kemi shijuar shumë për arsye se na tronditi shumë demtimi i Bojkut. Janë këto fjalët e trajnerit Shpëtim Duro, i cili dje regjistroi fitoren e 25-të jubilare si trajner i Struga Trim Lum në ndeshjet kampionale….

Trajneri Shpëtim Duro, i cili dje për të 35-tën herë udhëhoqi skuadrën në ndeshjet kampionale, ka folur për fitoren shumë të rëndësishme ndaj Rabotniçkit.

Sipas tij e njëjta ishte shumë e rëndësishme, por me shije të hidhur pas dëmtimit të rëndë të Besmir Bojkut. Një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën, ndaj edhe fitorja e djeshme shkon për të.

Tani çdo ndeshje ka rëndësi të madhe, se jemi drejt fundit. Edhe fitorja e fundit ndaj Rabotniçkit ishte shumë e rëndësishme, por të njëjtën nuk e kemi shijuar shumë për arsye se na tronditi shumë demtimi i Bojkut. Një njeri dhe futbollistë shumë i rëndësishëm për skuadrën. Këtë fitore ja dedikojme Bojkut” – u shpreh trajneri Shpëtim Duro, i cili thotë se lufta për titullin e kampionit do të vijojë deri në fund të kampionatit.

“Lufta do jetë e fortë dhe e njëjta do të vijojë deri në fund. Ne si skuadër nuk duhet të humbim vigjilencën” – përfundoi Duro, i cili dje regjistroi fitoren e 25-të si trajner i yni në ndeshjet kampionale.

Për shkak dy ndeshjeve kontrolluese të përfaqësueses së Maqedonisë gjatë këtij muaji, në kampionat pason një pauzë dy javore, të cilën shpresojmë ta shfrytëzojmë në maksimum, për të vijuar më pas me serinë e fitoreve.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT