Zëvendës-ministrja e Arsimit, Orjana Osmani, ka garantuar se 31 mijë mësuesit e arsimit parauniversitar nuk do të përballen me shkarkime, edhe pse këtë vit shkollor do të ketë një numër më të vogël nxënësish.
Osmani deklaroi në një intervistë në emisionin Terminal në A2 CNN se do të ketë riorganizime dhe programe shtesë në shkolla, si “Bëjmë detyrat e shtëpisë” dhe “Art dhe zeje”, që do të sigurojnë ngarkesën e mësuesve dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.
Ajo theksoi se riorganizimet nuk përkthehen në mbyllje të shkollave, por në një strukturë më të mirë për t’i shërbyer nxënësve dhe për të zhvilluar procesin mësimor në mënyrë efektive.