Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka caktuar dy masa sigurie ndaj zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Sipas vendimit, Balluku pezullohet nga ushtrimi i detyrës dhe i ndalohet dalja jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Këto masa lidhen me hetimin e nisur për procedurat dhe menaxhimin e projektit të tunelit të Llogarasë, një çështje për të cilën Balluku prej rreth tre javësh figuron si e pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimet për aferën në fjalë vijojnë, ndërsa pritet që institucionet të sqarojnë më tej rrethanat që kanë çuar në vendosjen e këtyre masave.

