Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), numri i aplikantëve nga këto dy shtete është shumë më i lartë në krahasim me vendet e tjera fqinje si Maqedonia, Serbia, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi.

Sipas raportit, në muajin mars në vendet e Bashkimit Evropian janë dorëzuar 624 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë, 513 nga kosovarët, 340 nga maqedonasit, 272 nga serbët, 109 nga Bosnja dhe Hercegovina dhe 37 nga Mali i Zi.

Në shkurt të këtij viti janë regjistruar 744 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa në janar janë regjistruar 648 kërkesa ose gjithsej 2016 persona në tremujorin e parë.

-Sipas të dhënave të Agjencisë së Azilit të Bashkimit Europian gjatë vitit 2023 janë paraqitur gjithsej 9145 kërkesa nga shtetas shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Interesimi më i madh i qytetarëve shqiptarë për kërkesat për azil, si vitin e kaluar ashtu edhe në tre muajt e parë të vitit, ka qenë në vende si Franca, Italia dhe Gjermania, raportojnë mediat.

Rastet e shqyrtuara të shqiptarëve kanë numrin më të ulët të njohjeve për azil në vendet e Bashkimit Evropian, që nuk e kalon as 1% të kërkesave.

Krahas vendeve të Bashkimit Europian, tendencë e shtetasve shqiptarë për të kërkuar azil gjatë viteve 2022 dhe 2023 ka pasur edhe në Britaninë e Madhe, ku llogaritet se presin për shqyrtim 16 mijë deri në 20 mijë kërkesa.

Ndërkohë që këtë vit numri i shqiptarëve që kanë hyrë në mënyrë të parregullt në Angli përmes Kanalit Anglez, sipas autoriteteve britanike është i papërfillshëm.