Shqipëria do të furnizohet me artileri dhe dronë nga kompania izraelite Elbit Systems

Shqipëria pritet të furnizohet me sisteme artilerie të avancuara, mortaja dhe dronë nga kompania izraelite e mbrojtjes Elbit Systems, njofton gazeta izraelite Haaretz, duke cituar burime zyrtare.

Sipas gazetarit Oded Yaron, marrëveshja është nënshkruar mes qeverisë së Izraelit dhe asaj të Shqipërisë, dhe përfshin furnizimin me:

  • Topa 155 mm ATMOS, të montuar në kamionë

  • Mortaja 120 mm SPEAR

  • Dronë taktikë Magni X dhe Thor

Kjo marrëveshje pritet të forcojë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe bashkëpunimin ushtarak me Izraelin.

Burimi: Haaretz

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com