Shqipëria lider në Ballkan për shërbimet publike online, përparon mbi mesataren e BE-së
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) publikoi sot një raport të përgatitur nga Instituti Vjenez për Studime Ndërkombëtare Ekonomike (Austri) dhe Think Europe (Slloveni), në kuadër të nismës “converge2eu”, e cila vlerëson progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt standardeve të Bashkimit Evropian.
Sipas raportit, Shqipëria kryeson rajonin për përdorimin e shërbimeve publike online dhe është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që e tejkalon mesataren e Bashkimit Evropian në këtë tregues. Vendet e tjera të rajonit mbeten ndjeshëm më poshtë dhe disa, madje, po ngadalësojnë progresin e tyre drejt konvergjencës me BE-në.
Renditja e vendeve sipas raportit:
-
Shqipëria
-
Serbia
-
Kosova
-
Mali i Zi
-
Maqedonia e Veriut
-
Bosnjë-Hercegovina
Raporti vlerëson gjithashtu përparimet e dukshme të Shqipërisë në transformimin digjital të administratës publike, duke përmirësuar qasjen e qytetarëve në shërbime dhe rritur efikasitetin në ofrimin e tyre.
AKSHI nënvizon se ky rezultat tregon se digjitalizimi mbetet një nga avantazhet kryesore të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian.

