Shqipëria mirëpret sot në Pallatin e Brigadave Samitin për Planin e Rritjes “Rruga jonë në BE”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, do të diskutojnë për integrimin ekonomik, afrimin me Tregun e BE-së dhe mundësitë që nismat e reja europiane ofrojnë për vendet e rajonit. Sipas agjendës, samiti nis në orën 09:30 me sesionin e mirëseardhjes dhe deklaratat për media, ndërsa punimet hapen në 10:00 nga Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Kos.
Rreth orës 11:30 do të realizohet fotoja familjare e liderëve pjesëmarrës, përpara konferencës së përbashkët për shtyp Rama–Kos në 11:35. Samiti pritet të sjellë mesazhe të rëndësishme për zbatimin e Planit të Rritjes dhe për hapat e koordinuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt avancimit të proceseve integruese.

