Pas rezultateve të fundit të kualifikimeve, Shqipëria më në fund di në cilën vazo do të jetë për shortin e play-off-it.
Kuqezinjve u nevojitej një rezultat pozitiv ndaj Anglisë për të kaluar Irlandën në renditje, por nuk ia dolën. Ndërkohë, Ukraina mundi Islandën dhe siguroi vendin e dytë në grup.
Kështu, për Shqipërinë bëhet zyrtare prania në vazon e tretë në play-off, ndërsa mbetet të presë për të mësuar emrat e kundërshtarëve, të cilët do të përcaktohen nga ndeshjet e ardhshme në grupet e tjera.
Sipas formulës së paracaktuar, ndeshja e parë e play-off-it për Shqipërinë do të luhet në transfertë, ndërsa treshja e shortit do të vendoset në ditët në vijim.

