Shqipëria vend nderi në Panairin e Turizmit 2025, Rama në Berlin për hapjen e eventit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku nesër (3 mars) do të hapë Panairin e Turizmit, ku Shqipëria është zgjedhur vendi i nderit për vitin 2025.
Në një postim në Facebook, Rama shprehet krenar për këtë arritje, duke theksuar se Shqipëria është përgatitur të lërë mbresë me ofertën dhe prezantimin e saj në këtë ngjarje të rëndësishme globale.
Eventi do të hapet zyrtarisht pasnesër, në prani të autoriteteve gjermane, ndërsa nesër do të mbahet një ditë promovuese me prezantues dhe media ndërkombëtare.