Siguria në rrjet: Instagram vendos kufizime të reja globale për adoleshentët

TEKNOLOGJI, 14 prill 2026 – Gjiganti social Instagram ka njoftuar zgjerimin e kufizimeve të përmbajtjes për llogaritë e adoleshentëve në nivel global. Ky vendim vjen si pasojë e presionit të shtuar ligjor, pasi gjykatat në New Mexico dhe Los Angeles e shpalli kompaninë mëmë, Meta, përgjegjëse për dëmtimin e shëndetit mendor të të rinjve.

 

Çfarë do të fshihet nga sytë e adoleshentëve?

Sistemi i ri, i cili fillimisht u testua në SHBA, Britani dhe Kanada, tani do të zbatohet kudo. Instagram do të shfaqë më pak përmbajtje që përfshin:

  • Dhunë ekstreme dhe lakuriqësi seksuale.

  • Përdorim eksplicit të drogës dhe pajisjeve për konsumimin e tyre.

  • Gjuhë të papërshtatshme dhe akrobaci të rrezikshme (stunte).

Opsioni i ri “Përmbajtje e Kufizuar”

Përveç filtrimit të postimeve, Meta ka prezantuar opsionin “Restricted Content”. Ky funksion:

  1. Vendos filtra mjaft më të rreptë në algoritëm.

  2. U bllokon adoleshentëve mundësinë për të parë, lënë apo pranuar komente nën postime.

Krahasimi me vlerësimin “PG-13”

Në njoftimin e saj, Meta pranoi se këto ndryshime synojnë të krijojnë një përvojë të përafërt me filmat e kategorisë “mbi 13 vjeç” (PG-13). Edhe pse kompania u përball me paralajmërime për padi nga Shoqata e Filmit (MPA) për përdorimin e këtij termi, ata insistojnë se po bëjnë maksimumin për të minimizuar rreziqet, ndonëse pranojnë se “asnjë sistem nuk është perfekt”.

Reagim i detyruar nga paditë?

Analistët vlerësojnë se ky hap i Metës është një masë parandaluese. Dokumentet gjyqëtare zbuluan se kompania kishte pritur me vite për të prezantuar veçori si auto-blur (turbullimi automatik) i imazheve eksplicite në mesazhe private, edhe pse ishte në dijeni të problemeve. Tashmë, me kontrollet e reja prindërore edhe për inteligjencën artificiale, Meta po përpiqet të mbrohet nga mbikëqyrja e rreptë rajonale dhe globale.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT