Skandal në Strugë: Ish-kryetari Merko në qendër të akuzave penale

Policia e Strugës ka ngritur padi penale kundër pesë personave, përfshirë ish-kryetarin e komunës, Ramiz Merko, lidhur me dëmtimin e shtëpisë përkujtimore të mbrojtur të autorit të himnit maqedonas, Vllado Maleski.

Sipas Ministrisë së Brendshme, investitori N.K. (53) nga Veleshta e Strugës, më 15 tetor, përdori makineri ndërtimi për të shembur një shtëpi të vjetër, duke dëmtuar themelet e murit jugor të shtëpisë përkujtimore të Maleskit, e cila është e mbrojtur si trashëgimi kulturore që nga viti 2017.

Ndërkohë, arkitektja-konservatore V.N. (62) nga Ohri, ish-kryetari Merko, drejtuesi i Departamentit të Planifikimit Urban N.N. (56) dhe Gj.D. (59) janë akuzuar për shkelje të detyrës zyrtare dhe miratim të kundërligjshëm të lejes së ndërtimit.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, ka njoftuar se do të nisë menjëherë një projekt për rindërtimin dhe restaurimin e ndërtesës së mbrojtur.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT