Saturday, May 4, 2024
spot_img

Skender Rexhepi Zejd: Më 24 prill do ua shymim dritat dhe më 8 maj do të festojmë fitoren e madhe

Skender Rexhepi Zejd shtoi se më 24 prill do ua shymim dritat dhe më 8 maj do të festojmë fitoren e madhe.

 

Fronti Europian është rrugëtimi drejt Bashkimit Europian për bashkëjetëse ndëretnike, sepse ky front ka kandidatin presidencial që ka aftësitë e qarta dhe menaxhuese që na çojë drejt BE. Ne kemi bartësit e listave që duhet të ju besoni që do e sjellin mirëqenien në zhvillimn ekonmik. Më 24 prill do ua shymim dritat dhe në 8 maj do festojmë fitoren e madhe, vlerësoi Zejd.

 

Blerim Bexheti tha se ndryshimin e bëjnë ata që kanë fituar gjithmonë, siç kemi fituar ne nga mandati në mandat.

 

Kjo kauzë përmes aktivitetit tonë dhe votës do dëshmojmë mbështetje të fuqishme për Bujar Osmanin dhe do të vazhdojmë betejën e rradhës për zgjedhjet parlamentare. Ne në këto zgjedhje ballafaqohemi me situatë në kampin maqedon dhe opozitë e jona ose me diku 3 komuna, momenti është i rëndësishëm që të tejkalojmë veten qofshin dhe dallimet që kemi pasur mes vetes rreth një qëllimi dhe synimi që qytetarët të jenë pjesë e BE. Ndryshimit të madh në 2001 i ka prirë Ali Ahmeti me mbështetësit e vet, prandaj ndryshimin e bëjnë ata që kanë dhënë prova nga mandati në mandat që çështjet tona të avancojmë si e kemi marrë besimin e popullit, shtoi Bexheti.

 

Naim Bajrami nga ASH u shpreh se kapitali i shqiptarëve është viti 2001 dhe Marrëveshja e Ohrit.

 

Të gjithë e kanë kuptuar se shqiptarët janë faktor të pakontestueshëm në vend dhe rajon, në politikë janë të rëndësishme momentumet dhe dua të theksoj se kapitali i shqiptarëve është viti 2001 dhe Marrëveshja e Ohrit. Unë dua të theksoj edhe një datë tjetër, 27 prillin datë shumë e veçantë ku filloi gjithçka. E paguam rëndë por ia dolëm, sepse zgjodhëm kryetarin e parë shqiptar të Kuvendit, pastaj kryeministrin dhe sot jemi bashkë të gjithë për presidentin e parë shqiptar, tha Bajrami.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT