Thursday, May 2, 2024
spot_img

Spajiq: Identifikohet një nga sulmuesit e shtetasve shqiptarë, së shpejti do të dihet edhe për të tjerët

Kryeministri Milojko Spajiq tha se është identifikuar një nga sulmuesit e shtetasve shqiptarë në Kotorr dhe se po punohet për arrestimin e tij.

Në një postim në rrjetin X, kryeministri ka shkruar se “i vjen thellësisht keq për ngjarjet e sotme që pësuan të ftuarit nga Shqipëria në Kotorr”.

“Kam keqardhje të thellë për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen. Ata e meritojnë. Identifikuar “është një sulmues dhe ne po punojmë për arrestimin e tij. Së shpejti do të dihen të gjitha informacionet edhe për të tjerët”, tha Spajiq.

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Bala ka shprehur mirënjohjen për reagimin e shpejtë të autoriteteve dhe policisë në Mal të Zi lidhur me sulmin ndaj shtetasve shqiptarë.

“Një hetim i gjerë është duke u zhvilluar dhe përgjegjësit do të zbulohen së shpejti”, tha Bala.

Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot rreth orës 13:30 në Kotorr, ku siç pretendon partia e Mehmed Zenkës, janë rrahur tre shtetas shqiptarë.

Në deklaratën, në të cilën kërkojnë përgjigje urgjente nga institucionet kompetente, DUA i referohet mediave shqiptare që kanë raportuar informacionin.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT