Wednesday, April 17, 2024
spot_img

”SPAK ka bërë punë të mirë”! Raportuesja e PE-së, Isabel Santos: Sinjal që Shqipëria krijon reforma kundër korrupsionit

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e Bashkimit Europian, Isabel Santo ndodhet në Tiranë dhe gjatë konferencës për shtyp, tha se SPAK ka bërë një punë të mirë. Ajo e ka konsideruar një sinjal ndërkombëtar që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit. Për lirinë e medias, Santos e konsideroi frymëzuese për kohët që do të vijnë.

“Puna e mirë e SPAK-ut është një sinjal ndërkombëtar që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për transparencën e pronësisë dhe financimit të mediave.

Mbrojta e mjedisit gjithashtu është në qendër të vemendjes tonë dhe po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Dua të theksoj rëndësinë e aktit të lirisë së mediave se si si ky akt mund të jetë frymëzues për kohët që do të vijnë.

Sigurisht që integrimi i pakicave është një temë shumë e rëndësishme. Pash përvoja të mbështetura dhe të integruara në shoqërinë e punës. Është shumë e rëndësishme që këto përvoja të mbështeten që të ndërtohet një shoqëri moderne”, tha ndër të tjera Santo.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT