Sunday, March 3, 2024
spot_img

Strategjia për Bashkëpunim me Diasporën 2019-2023: Etnocentrizëm i skajshëm maqedon në programin për shoqatat e diasporës

Organizatat e diasporës luajnë një rol tejet të rëndësishëm për vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet diasporës dhe shetit amë, duke filluar nga zhvillimi ekonomik e deri te arsimi dhe kultura. Mbështetja e tyre nga institucionet shtetërore është faktor kyç që përcakton suksesin e zbatimit të strategjisë shtetërore për diasporën.

 

Në këtë rrafsh, politikat e qeverisë së Maqedonisë së Veriut kryesisht kanë injoruar shoqatat e diasporës që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut. Për më tepër, politika e qeverisë ndaj diasporës ka qenë çështje thellësisht e politizuar për shkak të strukturës kombëtare të diasporës, e dominuar nga shqiptarët. Sipas rezultateve të regjistrimit të vitit 2021, shqiptarët përbëjnë 66,36% të diasporës së Maqedonisë së Veriut. Pas tyre vijnë maqedonët me 24,45%, turqit me 4,79%, romët me 1,02%, vllehët me 0,19%, serbët me 0,35% dhe boshnjakët me 0,81%.

 

Për pasojë, deri më 2019, kur Qeveria miratoi strategjisë nacionale për bashkëpunim me diasporën (2019-2023), asnjëherë nuk kishte patur një udhërrëfyes shtetëror për të mbështetur diasporën dhe për të shfrytëzuar potencialin e saj në zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj strategjie dhe të zbatimit të saj konkret, Instituti për Politika Publike (IPP) Arbën Xhaferi ka nisur deri te Sekretariai i Qeverisë dhe te Ministria e Punëve të Jashtme kërkesa për qasja në informata me karakter publik, duke kërkuar detajet e të gjitha projekteve me organizata nga diaspora të financuara në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për bashkëpunim me diasporën (2019-2023) Një raport i ri i IPP Arbën Xhaferi analizon të dhënat e dorëzuara nga Sekretariai i Qeverisë  dh Ministria e Punëve të Jashtme, me shumë vonesa dhe pas shumë presioneve nga ana e Institutit.

 

  1. Para miratimit të strategjisë shtetërore për diasporën, në vitin 2018, qeveria financoi 12 projekte në vlerë totale prej 16.842, por që të gjitha të fokusuara në ruajtjen dhe promovimin e identitetit maqedon në vendet ku jeton diaspora.

 

  1. Me miratimin e strategjisë, në vitin e parë të zbatimit të saj (2019), nën udhëheqjen e ministrit për diasporë pa portofol, Edmond Ademi, niveli i përkrahjes financiare për shoqatat e diasporës u rrit në 92.493 euro, për 41 projekte, shumica dërmuese prej të cilëve ishin përsëri të fokusuar në ruajtjen dhe promovimin e identitetit maqedon në vendet ku jeton diaspora dhe në masë më vogël, në vendet e rajonit ku jetojnë pakica maqedone. Megjithatë, 4 organizata apo perzona fizik me përkatësi kombëtare shqiptare u financuan me vlerë totale prej 9.100 euro (9,8% e totalit).

 

Gjërat ndryshuan për keq më 2020, me ardhjen e Bujar Osmanit në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe marrjen e përgjegjësisë nga kjo e fundit për projektet me organizatat nga diaspora.

 

  1. Përveç se u ul niveli total i financimeve për shoqatat e diasporës, ndodhi edhe një spostim i fokusit gjeografik të programit nga vendet ku jeton diaspora drejt vendeve të rajonit ku jetojnë pakicat maqedone dhe gorane. Rrjedhimisht, devijoi edhe vetë synimi i strategjisë nacionale, e cila u bë një vegël për mbrojtjen e identitetit të pakicave maqedone dhe gorane në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, në vend të përkrahjes së shoqatave të diasporës.

 

  1. Për pasojë, nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, programi për shoqatat e diasporës u bë monoetnik maqedon dhe shoqatat shqiptare nga diaspora u përjashtuan totalisht nga zbatimi i strategjisë nacionale për bashkëpunim me diasporën. Shqiptarët nuk përfituan as edhe një qindarkë 73.964 euro të alokuara në programin për shoqatat e diasporës në periudhën 2021-2023;  shoqatat maqedone shfrytëzuan 100% të fondeve të alokuara nga MPJ.

Në tërësi, gjatë periudhës 2018-2023:

 

  1. Janë financuar 85 projekte përmes shoqatave, nga të cilat 81 përfitues kanë qenë maqedon dhe vetëm 4 shqiptarë.

 

  1. Nga gjithsej 183.299 euro të alokuara nga buxheti i shtetit për shoqatat, 174.199 euro (apo 95% e totalit) janë shpenzuar alokuar për shoqata apo projekte me përkatësi maqedone dhe vetëm 9.100 euro (apo 5% e totalit) për shoqata apo projekte me përkatësi shqiptare.

 

Këto fakte dëshmojnë për një etnocentrizëm të skajshëm maqedon dhe një diskriminim të komuniteteve tjera që jetojnë në diasporë në zbatimin programit për shoqatat e diasporës. Për ironi, diskriminimi më i madh i shoqatave shqiptare nga diaspora ka ndodhur në kohën kur një ministë shqiptar, Bujar Osmani, ka udhëhequr me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

 

IPP Arbën Xhaferi rekomandon që:

 

  1. Konkurset dhe ndarja e fondeve në kuadër të programit për shoqatat e diasporës duhet të bëhen në mënyrë publike, me kritere të njëjta për të gjithë aplikuesit

 

  1. Në komisionet për përzgjedhjen e projekteve duhet të ketë përfaqësues të të gjitha komuniteteve si dhe shoqata nga diaspora.

 

  1. Shpërndarja e fondeve duhet të marrë parasysh strukturën demografike të diasporës, bazuar në rezultatin e regjistrimit të popullsisë 2021.

 

  1. Fokusi kryesor gjeografik i programit për shoqatat e diasporës duhet të jetë mbi të gjitha në vendet ku jeton diaspora e jo në vendet e rajonit ku jetojnë pakicat maqedone apo gorane, të cilat realisht nuk hynë në kategorinë e diasporës.

 

  1. Duhet të realizohet fushatë masive për informim të shoqatave të diasporës dhe të mërgimtartëve për mundësitë e financimit në kuadër të programit për shoqatat e diasporës.

 

  1. Duhet të rritet buxhetit i programit për shoqatat e diasporës së paku në 200.000 euro na baza vjetore dhe financimi të jetë më afatgjatë dhe më i parashikueshëm në mënyrë që të lehtësohet veprimtaria e shoqatave.

 

  1. Duhet të rritet transparenca rreth realizimin apo mos realizimin të projekteve, rezultateve të arritura dhe impaktit të programit, duke u publikuar një raport vjetor nga ana e MPJ-së i cili duhet të jetë publik dhe i qasshëm për publikun.

 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT