Struga fiton në Kratovë, Arsimi ndalet në Strumicë – vazhdon xhiroja e 7-të në elitën e futbollit

Pasditja e kësaj të hëne solli dy përballje interesante në kuadër të xhiros së 7-të të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Struga Trim Lum arriti një fitore të madhe në transfertë, duke mposhtur Sileksin në Kratovë me rezultatin 3:1. Për skuadrën shqiptare shënuan Kompaore, Hamza dhe Zenku me supergola, ndërsa për vendasit rrjetën e gjeti Hërvanoviq.

Ndërkohë, Arsimi i Çegranit u ndal në Strumicë, ku u mposht nga Brera me shifrat 2:1. Golat për vendasit i realizuan Naumçevski dhe Todorov, teksa për Arsimim shënoi Besagiq. Megjithatë, skuadra nga Çegrani shpërdoroi disa raste të pastra për gol, duke humbur mundësinë për rezultat më të favorshëm.

Xhiroja e 7-të do të mbyllet nesër me ndeshjen mes Bashkimit të Kumanovës dhe Pelisterit në Manastir, që nis nga ora 15:30.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT