Sunday, April 28, 2024
spot_img

Struga Trim Lum mposhti Brerën, Shkupi festoi ndaj Rabotniçkit

Struga Trim Lum ka arritur një triumf të ri në kuadër të xhiros së 23-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë  pasi ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Brerës me rezultat 3:1 .

Sileks fitoi me rezultat minimal 1:0 ndaj Maqedonisë GJP me golin e Angjeleskit në minutën e 17-të të takimit në Kratovë.

Tikveshi mundi skuadrën e Bregalnicës me rezultat 2:1 , “blutë” e Shtipit kaluan në avantazh në minutën e shtatë falë golit të Canform. Më pas erdhi kthesa e klubit të Cavadare me anë të Robertinhos në minutën e 29-të dhe Maleskit në minutën e 69-të.

Rrjetat pushuan (0:0) në ndeshjet Gostivar – Vardar dhe Shkendija – Voska Sport , dhe më së shumti gola u shënuan në ndeshjen Shkupi – Rabotniçki (3:2).

 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT