Saturday, July 27, 2024
spot_img

Struga Trim Lum njofton se ka ndarrë rrugët me dyshen, Mexhit Neziri – Edis Maliqi

Struga Trim Lum njofton se ka ndarrë rrugët me dyshen, Mexhit Neziri – Edis Maliqi. Që të dy ishin pjesë e sukseseve më të mëdha të ekipit tonë, ndaj shprehim mirënjohje për kontributin e dhënë nga ana e tyre….

Neziri skuadrës së Struga Trim Lum iu bashkua janarin e vitit 2023, kur erdhi nga rradhët e Shkëndijës, ndërsa Maliqi pjesë e jona ishte për gati dy vite. Që të dy ishin pjesë e dy titujve kampion, ndaj neve si klub falënderojmë për gjithë kontributin për gjatë gjithë kësaj kohe.

Që të dyve u përfundoi marrëveshja me klubin tonë, ndërsa e njëjta nuk u vazhdua, ashtu që të dy tashmë janë lojtarë të lirë.

Të gjitha nga tabori i Struga Trim Lum, falënderojmë dyshen Neziri-Maliqi, duke ju uruar shumë suksese në pjesën e mbetur të karrierës së tyre.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT