Struga Trim Lum triumfon në Shkup, fitore 1:3 ndaj Rabotniçkit

Struga Trim Lum ka vazhduar serinë e fitoreve, duke triumfuar jashtë fushe me rezultatin 1:3 ndaj Rabotniçkit në Shkup dhe duke qëndruar si ndjekëse e vetme e Vardarit në garën për titull.

Debutimi i trajnerit të ri të Rabotniçkit, Tupajiq, nisi me pasiguri për skuadrën vendase, ndërsa Struga ushtronte presion të vazhdueshëm që nga minuta e parë. Golin e hershëm e shënoi Stefan Jeftoski në minutën e 11-të, pas një aksioni të rrezikshëm dhe goditjeje të fuqishme që mposhti portierin Vasilev.

Dominimi i Strugës vazhdoi dhe epërsinë e dyfishoi Kristijan Maleski, i cili realizoi një gol të bukur me goditje në këndin e sipërm, duke çuar rezultatin në 0:2.

Rabotniçki reagoi dhe në minutën e 54-t, Dimitar Trajkov ngushtoi rezultatin në 1:2 me një goditje me kokë, pas asistimit të Florent Kadriut.

Megjithatë, çdo shpresë për barazim u shua në minutën e 70-të, kur pas shqyrtimit me VAR u akordua penallti për Strugën. Shabani e shfrytëzoi mundësinë dhe vulosi rezultatin final 1:3.

Java e 14-të e Ligës së Parë do të përfundojë nesër me ndeshjen e shtyrë Shkupi – Pelisteri, e cila do të zhvillohet në orën 13:00.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT