Monday, May 20, 2024
spot_img

Studentët e UT-së fituan çmime në konkursin e Komisionit të Letrave me Vlerë

Studentët e UT-së fituan çmime në konkursin e Komisionit të Letrave me Vlerë

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli bashkë me dekanin e Fakultetit Ekonomik Prof. Dr. Brikend Haziri dhe prodekanen për arsim të këtij fakulteti Doc. Dr. Vjollca Hasani – Limani pritën në takim studentët të cilët fituan çmimet e para në garat që u organizuan nga Komisioni i Letrave me Vlerë.

Në konkursin për ndarjen e çmimit vjetor të Komisionit të Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për punimin më të mirë nga hulumtues të rinj në sferën e tregut të kapitalit, me punime hulumtuese-shkencore konkurruan studentët e të gjithë universiteteve të Maqedonisë së Veriut. Në këtë konkurs ngadhënjyen studentët e Fakultetit Ekonomik të universitetit tonë, të cilët fituan çmimin e parë dhe të tretë.

Punimi me titull “Roli dhe ndikimi i tregut të kapitalit në zhvillimin ekonomik në shtetet e Ballkanit Perëndimor” me autore studenten e drejtimit Financa dhe kontabilitet Rudina Etemi, fitoi çmimin e parë dhe u shpërblye me një shumë prej 50,000 denarëve nga ana e Komisionit.

Punimi me titull “Roli i tregut të kapitalit në financimin e gjelbër – Еmetimi i obligacioneve të gjelbra” me autore dy studente të drejtimit Kontabilitet dhe auditim, Samie Neziri dhe Parajsa Kokale fituan çmimin e tretë dhe u shpërblyen me 20,000 denarë nga ana e Komisionit.

Për këto arritje të studentëve Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe dekani Prof. Dr. Brikend Haziri përgëzuan studentet për suksesin e tyre dhe të Fakultetit Ekonomik duke theksuar se mbështetja e Universitetit ndaj tyre por edhe ndaj të gjithë studentëve të tjerë nuk do të mungojë, për shkak se puna dhe sukseset që arrijnë në gara të ndryshme e nderojnë dhe e lartësojnë emrin e Universitetit të Tetovës.

Studentët me këtë rast falënderuan Doc. Dr. Vjollca Hasani-Limani e cila i ka nxitur dhe udhëhequr gjatë gjithë procesit të përgatitjes së punimeve të tyre.

 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT