Friday, May 3, 2024
spot_img

Studentja shqiptare Leona Ebibi me notën më të mirë në Fakultetin e mjekësisë në Shkup

Leona Ebibi është absolvente në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, njëheri studentja me notën më të lartë mesatare në këtë fakultet.

Mirënjohje për këtë sukses asaj i ka shprehur edhe kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu, shkruan Lideri.mk, duke i ndarë një dekoratë.

“Kjo është Leona Ebibi, studente e vitit të fundit në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup dhe me notën më te madhe mesatare 9.7 në mesin e gjithë studentëve të mjekësisë. Për mua ishte kënaqësi e madhe që mirëprita Leonën dhe mes tjerash bashkëbiseduam për faktin se sa me rëndësi është që ne të gjithë si shoqëri ti mbështesim të rinjtë tanë në rrugëtimin e tyre drejt sukseseve.

Ajo që dua të përçojë si porosi dhe që më erdhi si inspirim nga takimi me Leonën është fakti se ne kemi rini të mrekullueshme dhe padiskutim duhet të punojmë e të angazhohemi me këmbëngulje që atyre tua mundësojmë të gjitha kushtet e nevojshme që asnjëherë mos t’ju shkojë mendja të braktisin vendin.

E Leona le t’ju shërbejë të gjithë të rinjve si një shembull i shkëlqyeshëm”, ka shjruar Ganiu pasi ka pranuar studenten Ebibi në një takim në kabinetin e tij./Lideri

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT