Harry Kane ishte protagonisti kryesor i fitores së Anglisë ndaj Shqipërisë në Tiranë, duke shënuar dy gola vendimtarë në pjesën e dytë të ndeshjes.
Sulmuesi anglez pranoi se përballja nuk kishte qenë e lehtë dhe se skuadra kishte nevojë për durim dhe përqendrim për të marrë rezultatin pozitiv.
“Ishte një sfidë shumë e vështirë, një nga më të fortat që kemi pasur në grup. Duhej të ishim të duruar dhe të ushtronim presing, gjë që na doli e suksesshme dhe përfundoi me fitore 2:0,” tha Kane.
Ai shtoi se gjatë pjesës së parë skuadra krijoi mundësi nga jashtë zone, ndërsa ndryshimi erdhi pas futjes së Saka, i cili dha më shumë energji dhe rrezik në zonën e kundërshtarit.

