Saturday, July 27, 2024
spot_img

Sulmuesi shkodran nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në të ardhmen

Sulmuesi shkodran nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në të ardhmen. Të gjithë në klub e falënderojmë për kontributin në fanellën kuqezi. 

KF Shkëndija njofton përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Erald Çinari, pas një periudhe një vit e gjysmë. Kontrata e Eraldit përfundoi dhe me marrëveshje të dyanshme është vendosur që ajo të mos vazhdohet.

KF Shkëndija falënderon sinqerisht Erald Çinarin për kontributin e tij të madh gjatë kohës së kaluar me ekipin tonë. Kontributi i tij në fushë dhe jashtë saj ka qenë i çmuar për rezultatet e arritura dhe për atmosferën pozitive brenda klubit.

I urojmë Eraldit suksese në të gjitha sfidat e ardhshme dhe jemi të bindur se do të vazhdojë të shkëlqejë në karrierën e tij futbollistike. Faleminderit, Erald!

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT