Tahiri: Haradinaj me plagë në trup, por VV thotë se është me Radoiçiqin

Në emisionin “DPT te Fidani”, anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar debatet e fundit politike dhe akuzat që Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar ndaj partive opozitare.

Tahiri reagoi veçanërisht ndaj deklarimeve që e lidhin liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, me Millan Radoiçiqin, të dyshuarin kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të shtatorit 2023, ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku.

Ai i cilësoi këto akuza si të pabaza, duke theksuar se Haradinaj ka kaluar sfida të rënda gjatë luftës dhe se pretendimet që e lidhin atë me Radoiçiqin janë të pamundura dhe absurde.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT