Saturday, July 27, 2024
spot_img

 Takim i kryetarit Gashi me ambasadorin bullgar Angellov

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Shkup, Angel Angelov, ku është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha fusha.

Duke e uruar për funksionin kryetarin Gashi, ambasadori Angelov iu referua zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Bullgari, si dhe zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Ai shprehu besimin se parlamentet e sapozgjedhura në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë do të krijojnë komunikim të mirë dhe intensiv, veçanërisht përmes grupeve parlamentare të bashkëpunimit.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se është e nevojshme të përmirësohet vazhdimisht klima e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si vende fqinje që janë të përkushtuara për bashkëpunim të vazhdueshëm.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të NATO-s, si dhe për perspektivat evropiane të vendit tonë në periudhën e ardhshme.

 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT